I pari i vendit, Ramush Haradinaj në një intervistë për Rubikon të KTV-së foli për raportin që kishte me ambasadorin amerikan, Greg Delawie në kohën kur po përgatitej iniciativa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.
Duke e ndërlidhur anulimin e udhëtimit të tij, e që e kishte një ditë përpara se të ndodhte iniciativa, ai pranoi se Delawie ishte në njohuri një ditë më herët.
Haradinaj kujtoi se presioni politik ndaj kësaj Gjykate nuk është e sotmes dhe nuk ndryshon.
“Është koha që mos të bëhen më Gjykata një etnike. Nuk nënkupton me këtë që unë dhe Kosova po dalim prej obligimeve të cilat i kemi marrë vetë”, ka thënë ai.
“Kur përzihen të gjithë në debat, unë e kam njëfarë forme tjetër, barrikadona dhe foli çka të doni deri sa të doni”, përfundoi ai.