Admirali amerikan: Do ta ruajmë stabilitetin kur Specialja të nisë publikimet

Admirali Foggo III, Komandant i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, ka premtuar ndihmën e KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë.

Ai ka qëndruar për një vizitë në Mitrovicë, bashkë me kryetarët e dy komunave dhe Komandantin e KFOR-it, Salvatore Cuoci.

“Kam shtyrë agjendën pas vrasjes fatkeqe të Oliver Ivanoviqit, javë më parë, sepse doja të vija këtu me mesazhin se KFOR-i qëndron i gatshëm që të ofrojë çfarëdo që ne mundemi për të ruajtur stabilitetin, paqen dhe sigurinë. Ky është misioni ynë dhe kështu doja t’i risiguroja kryetarët e Mitrovicës Jugore dhe asaj Veriore dhe drejtorin e Policisë”, ka thënë para gazetarëve admirali amerikan.

Ai ka folur edhe për mundësinë e ndonjë trazire në këtë pjesë dhe në përgjithësi kur të nisë aktivisht punën Gjykata Speciale.

“Kurdo që Gjykata Speciale del me ndonjë aktgjykim ose aktakuzë, ne do të ruajmë paqen dhe stabilitetin. Sipas rregullave, KFOR-i është përgjegjësi i tretë sepse Policia e Kosovës është forca e parë për ndërhyrje pastaj është EULEX-i dhe KFOR-i është përgjegjësi i tretë. Në rast të ndonjë trazire, tensionimi të situatës ose ka zvogëlim të sigurisë, ne punojmë të gjithë së bashku dhe KFOR-i është këtu për ju”, ka thënë Foggo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme