Mësohet dita kur Haradinaj merr përgjigje nëse i jepet viza amerikane

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot është ndjerë më i relaksuar pasi që e mori vesh se Britania e Madhe ia ka aprovuar kërkesën për marrjen e vizës së këtij shteti.


Ky lehtësim për Haradinajn erdhi vetëm pak ditë pasi që u raportua se atij i ishte refuzuar edhe viza britanike, pas refuzimit të asaj amerikane, për të cilën lajmi.net ka raportuar në fillim të janarit.

Në ndërkohë, Haradinaj është në pritje të një lajmit edhe më të madh se ky i sotmi.

Lajmi.net merr vesh se Haradinaj është në pritje të marrjes së vizës amerikane për të qenë i pranishëm më 7 shkurt në Uashington D.C.

Pasi që pati problem në fillim të janarit me vizë amerikane ku edhe dështoi vizita në shtetin amerikan të Iowa-s, Haradinaj kësaj radhe është optimist se do të pajiset me vizë.

“Jemi në pritje, besojmë që do ta merr vizën amerikane dhe do të jetë i pranishëm më 7 shkurt në Uashington, në Lutjet e Mëngjesit, pasi që ka marrë ftesë për këtë ngjarje”, ka thënë një burim i besueshmë brenda Qeverisë së Kosovës.

Sipas tij, e gjitha do të merret vesh më së largu të martën e ardhshme.

“Afati i fundit është të martën, ka gjasa edhe të hënën që kryeministri ta merr përgjigjen përfundimtare për vizë. Është optimist se kjo do të ndodh”, thekson burimi i lajmi.net.

Haradinaj është ftuar për Lutjet e Mëngjesit, manifestim që mbahet çdo vit në SHBA me ftesë të Kongresit dhe Presidentit amerikan, bashkë me zyrtarë tjerë të lartë të Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme