Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kritikuar liderët kosovarë për tentimin e shfuqizimit të ligjit për Gjykatën Speciale. Sipas kryeministrit Rama, politikanët e Kosovës bën sikurse lopët që shqelmojnë qumështin e vet.
Rama ka thënë se Kosova nuk duhet të krijojë probleme tjera që e paralizojnë si shtet, por të fokusohet ta zgjidh problemin me Serbinë, përmes dialogut.
“Krijimi i një problemi të tillë është sikurse lopa kur e mbush kovën e vet, pastaj ia fut shkelm dhe nuk dihet më se cka vjen mbrapa”, ka thënë Rama për tentativën e tre liderëve kosovarë për ta shfuqizuar Speciale.