Kriptovaultat humbin 100 miliard dollarë – bitcoin në rënie të lirë

Bitcoin dhe valutat tjera digjitale kanë humbur më shumë se 100 miliard dollar që prej të enjtes. Kjo përfaqëson më shumë se 20 për qind e tregtisë kripto.

Kapitali në total i vlerës së kriptovalutave ishte 402, 9 miliard dollarë në kohën kur po shkruhej ky artikull, raporton “RT”, transmeton Periskopi.

Të gjitha kriptovaultat e mëdha kanë shënuar rënie nga 15 e deri në 30 për qind të pretmen, duke vazhduar uljen, pasi Ministri i Financave të Indisë ka deklaruar se vendi i tij po e shqyrton mundësinë të ndalojë kriptovaultat.

Vlera e Bitcoin ka rënë në 8, 400 dollarë për herë të parë që prej nëntorit të vitit të kaluar. Etherum dhe ripple kanë shënuar ulje nga 21 për qind respektivisht 31 për qind.

DigixDAO është e vetmja kriptovalutë prej 100 të tjerave që ka shënuar rritje për 40 për qind. Rritja e saj kujton strategjinë “fryje-dhe-zbraze”, e cila njihet në filmin “The Wolf of Wall Street”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme