Jeremiq: Kosova së shpejti anëtare e OKB-së, Vuçiq po bën gati terrenin në Serbi

Se Kosova ka gjasa të mëdha të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara, tashmë po e pranojnë edhe në Serbi.

Një gjë të tillë së fundi e tha kryetari i Partisë Popullore atje, Vuk Jeremiq i cili akuzoi presidenti serb që po bën marrëveshje jo të duhura me Kosovën.

“Arritja e një kompromisi me Kosovën është një situatë shumë e komplikuar dhe kjo nuk është e mjaftueshme vetëm me bisedime me shqiptarët. Vetëm negociatat me modelin e Vuçiqit, kur shqiptarët marrin gjithçka që kërkojnë”, ka thënë Jeremiq, transmeton lajmi.net

“Ky proces është në fund, dhe Vuçiqi po e përgatit publikun se Kosova do të marr karrigen në OKB”, ka thënë politikani serb.

Ish-ministri i Jashtëmn serb ka folur edhe për Strategjinë e Zgjerimit të BE-së që do të publikohet të martën.

“Edhe çështja e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor është vënë në pikëpyetje me një letër të Spanjës, e cila relativizoi plotësisht pozicionin e Kosovës për anëtarësim në BE”, thekson Jeremiq.

Sipas tij, anëtarësimi i Kosovës në OKB do të jetë vështirë të ndalet. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme