Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mbështet pretendimin tim. Kështu u shpreh Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq për të përditshmen vjeneze “Kronen zeitung” ndërsa foli për domosdoshmërinë e krijimit të tregut të përbashkët në Ballkan.
“Nëse dëshironi, mund të na quani ‘BE e vogël në Ballkanin Perëndimor’. Kjo ndoshta dikujt nuk do t’i pëlqejë, por kjo gjë nuk na pengon. Neve na duhen tarifa të njëjta doganore, subvencione të njëjta për investitorët e huaj. Dëshirojmë të krijojmë tregun e përbashkët në mes të vendeve tona.
Mund ta imagjinonin se çfarë do të mund të bënte tregu i përbashkët në Ballkan”, tha Vuçiq duke shtuar se statistikat dëshmojnë se ne humbim 7 për qind të të ardhurave vetëm pse kamionët tanë qëndrojnë nëpër kufijtë e ndryshëm. Dhe, është i bindur se kjo do ta ul emigracionin nga vendet e rajonit.