Matoshi megjithatë reagon ndaj Edi Ramës: S’ban me derdhë tamël por as me mbjellë kanabis

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka goditur udhëheqësit e shtetit të Kosovës lidhur me qëndrimet e tyre për Gjykatën Speciale dhe demarkacionin.

Ai veprimet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Ramush Haradinajt  në Kosovë, i ka vlerësuar si ‘lopa kur bën qumështin dhe kthehet shqelmon kovën”.

Lidhur me këtë deklaratë, ka ardhur një reagim shumë i shkurtër në Facebook, nga këshilltari i Ramush Haradinajt, Halil Matoshi.

Ai me fjalë thumbuese ndaj Ramës ka thënë se ‘S’bân me e derdhë tamlin por as me mbjellë kanabis!’

Matoshi fjalët e kryeministrit shqiptar nuk ka dashur t’i komentojë për Periskopin, duke thënë se Qeveria nuk i komenton deklaratat e askujt, aq më pak ato të një kryeministri siç është ai i Shqipërisë’’.

Megjithatë, i bëri një reagim të shkurtër Ramës në Facebook.

 

Ja e gjithë deklarata e Ramës e bërë në emisionin Real Story, që e sjell Periskopi:

Dua të flas hapur, jam shumë i shqetësuar për Kosovën, jam thellësisht i shqetësuar për Kosovën. Jo pse ça thotë Spanja, nuk pres që Spanja të thotë diçka tjetër, sepse Spanja është në një vorbull të madhe me Katalonjën një herë dhe natyrisht projekton atë shqetësimin e brendshëm

Puna është se ça bën Kosova? Kosova ka arritur të krijojë një problem nga hiçi dhe ka arritur me një shpejtësi marramendëse të vërë në pikëpyetje marrdhëniet me të gjithë ata që e lindën shtetin demokratik

Kosova është nëna e të gjithë shqiptarëve që kanë lindur, janë rritur e jetojnë atje, por është fëmija e atyre që bombarduan Beogradin dhe që mbështetën UÇK’në pa mbështetjen e të cilëve nuk do të kishte shtet, dakord?

Dhe Kosova ka arritur të vë në pikëpyetje në marrëdhënie me të gjithë këta duke transportuar një alibi opozitare shumë të rrezikshme për qëllime elektorale si rrefuzimi i demarkacionit me Malin e Zi në qeveri sot.

Ja kam thënë mikut tim, kryeministrit Haradinaj sy më sy është e padrejtë për Kosovën, është strategjikisht fatale për Kosovën që ndërkohë që duhet të përqendrohet tek zgjidhja e problemit historik me Serbinë dhe duhet të mbajë fort të gjithë miqtë dhe partnerët, por ne jemi duke u thënë miqve që ne jo që jemi të paaftë të zgjedhim një problem por ne jemi të aftë të hapim edhe një problem që nuk është fare.

Mos e bëni Kosovën fëmijën e mohuar të atyre që e lindën si shtet.

Nga momenti i atij krijimit që e quaj blloku i famshëm që ishte ndërhyrje distruptive në procesin demokratik kru partitë e rrethuan Hashim Thaçin si fitues, kapaciteti i Kosovës për të qëndruar në lartësinë e duhur po shkon në rënie.

Gjykata ka një kënvdështrim, për rreziqet që mund të sjell. Një Gjykatë Speciale që mund të transfomrohet në një Gjykatë të UÇK’së. Pork y arsyetim nuk mund të përkthehet në një arsyetim kaotik, të paargumentuar port ë mbështetur nga të gjithë kumbarët e mëdhënj të Kosovës dhe të krijojnë një vatër problem dhe ata thonë: ore ça bëmë këtu?

Këta dalin na thonë dhe do rrëzojmë ligjin. Kjo është një fazë shumë e rrezikshme.

Kosova duhet të kërkojë me këmbëngulje të zgjidhi nyjën e madhe historike me Serbinë.

Është si thonë si lopa mbasi e mbush kovën me qumësht ja futë shqelm pastaj nuk dihet ça bëhet prapa. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme