Deputetët presin nga qeveria veprime konkrete për zgjidhjen e Demarkacionit

Më 6 shkurt kryeministri malazez, Dushan Markoviq do ta vizitojë Kosovën, për të diskutuar njërën nga temat kryesore tash e tri vite, atë të Demarkacionit.

Sot disa nga mediat në vend raportuan se Haradinaj është duke përgatiur një plan të cilin do t’ia paraqes homologut të tij nga Mali i Zi, në mënyrë që të zhbllokohet procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën, shkruan lajmi.net

Ky plan parasheh mundësinë e rinegocimit të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Por, deputetët e partive në pushtet janë në pritje të veprimeve nga qeveria për ta zgjidhur këtë çështje që po i mban të izoluar kosovarët tash e sa kohë.Rasim Selmanaj deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës thotë për lajmi.net se ai nuk e voton asnjë marrëveshje pa u bindur se Kosova nuk humb territor.

Ai thekson se do të pret deri kur të krijohen mundësitë për përmirësimin e gabimeve.“Fillimisht pa e parë atë plan nuk muj me bo asnjë koment, por ajo që mund ta them është se për pa u bind që Kosova nuk humb territor unë nuk e votoj”, thotë deputeti i AAK-së“Kur krijohen mundësitë reale me u përmirësu gabimet që kanë ndodhur në shenjimin e vijës kufitare është çështje tjetër”, ka thënë Selmanaj.

Ai edhe një herë ka akuzuar komisionin e Murat Mehës për sipas tij, gabimet e lëshuara gjatë shenjëzimit të kufirit me Malin e Zi, duke ripërsëritur qëndrimin se nëse versioni i tillë shkon në Kuvend ai nuk e voton.Më i butë në qëndrimin e tij për demarkacionin është parë deputeti i Nismës Socialdemokrate, Rexhep Hoti.Ky i fundit thotë për lajmi.net se ata janë në pritje që qeveria të veproj në bazë të detyrave dhe përgjegjësive që ka.“Ne inkurajojmë qeverinë dhe jemi duke përcjellur me vëmendje veprimet dhe angazhimet e qeverisë. Mendojmë se ka hapësirë dhe duhet të punojë shumë në bazë detyrave dhe përgjegjësive që ka, për dalje nga kjo situatë”, ka thënë deputeti i Nismës.Sipas Hotit, qeveria Haradinaj duhet të ndërmerr veprime konkrete për një zgjidhje të pranueshme.Por ai deklaron se një marrëveshje eventuale për demarkacionin nuk duhet ta cenojë territorin e vendit.“Ne tani mendojmë që qeveria duhet të marrë veprimet konkrete të cilat do të ishin në funksion të një zgjidhje të pranueshme, që nuk e cenon territorin e vendit dhe gjenë bashkëpunim me qeverinë e Malit të Zi. Ka hapësirë për shqyrtim, por ato projekte ende s’kanë ardhur në Kuvend dhe nuk i kemi parë”, thotë tutje Hoti.Deputeti i Kuvendit përmend edhe qeverinë e kaluar, që sipas tij nuk veproi, por u rrëzua.

“Kjo qeveri duhet ta luajë rolin e vet. Kishim qeveri që nuk i zbatonte detyrat, dhe e pamë si përfundoi”, ka theksuar Rexhep Hoti për lajmi.netNdryshe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ditëve të fundit ka deklaruar se me vizitën e Markoviqit mund të ketë sqarim të situatës për Demarkacionin.Ndërkaç vetëm gjatë javëve të fundit në Mal të Zi kanë qëndruar dy zëvendëskryeministrat e Kosovës, Enver Hoxhaj dhe Fatmir Limaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme