Punëtori i KEK-ut ra nga lartësia, Policia jep detaje

Vdekje të dyshimtë e ka kategorizuar Policia e Kosovës rastin që ka ndodhur në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Policia, në raportin e vet 24 orësh, thotë se ngjarja ka ndodhur në minutat e para të 3 shkurtit.

“Obiliq 03.02.2018-00:01. Raportohet se viktima mashkull shqiptar gjersa ka qenë duke punuar, aksidentalisht ka rënë nga lartësia me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme