Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e ka komentuar deklaratën e Edi Ramës në të cilën ai krahasoi liderët kosovarë me ‘lopën që shqelmon kovën e mbushur me qumësht’.
Kjo deklaratë e Ramës nxiti reagime të shumta jo vetëm në Kosovë.
Ajo mori jehonë edhe në mediat serbe, të cilat e komentuan gjerë e gjatë atë.
Fatkeq e denigrues e ka quajtur Sali Berisha deklaratën e bërë nga Rama.
“Unë kam shprehur qëndrimin tim ndaj nismës për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale. Veprimi i tërheqjes nga kjo nismë është për tu përshëndetur. Mendoj se deklarata dhe krahasimi i Edi Ramës është fatkeq, denigrues dhe vulgar. Krahasimet me lopë, kuaj, viça, qenë, është praktikë e vjetër e kafshërimit të kundërshtarit e trashëguar nga koha e monizmit” ka thënë Berisha.