Ne herën e kaluar e kemi humbur zyrën e kryetarit të Komunës së Prishtinës sepse politika e kohës ka qenë që të fitohet Isa Mustafa kryeministër, kandidat për kryeministër, e jo kryetari i Prishtinës. Ky ka qenë bashkimi i të gjithve kundër Isa Mustafës kryeministër i mundshëm i Kosovës. Ai inercion në këtë bashkim ka rezultu që LDK në balotazh duke qenë 12 mijë vota para kandidatit të Vetëvendosjes mu ballafaqu me rezultatin negativ”, është shprehur Lutfi Haziri në intervistën “Saktë”.
“Përmes Shpendit, mobilizimi i të gjitha partive politike dhe gjitha strukturave jo politike në Prishtinë që e kanë parë rrezikun e fitores së Isa Mustafës në kryeqytet për një mandat të tretë ka qenë me qëllim që të dëmtohet kandidatura e Isa Mustafës për kryeministër, e që në fakt ironia e kohës e tregoi ndryshe. Përkundër rezultatit në Prishtinë, Isa Mustafa sot është kryeministër i Kosovës dhe ka qenë zgjidhja e vetme më e mirë e mundshme edhe për LDK – në edhe për Kosovën.
Sipas tij, është besuar se rezultati negativ në Prishtinë do ta eleminonte Isa Mustafën nga LDK – ja, madje nga grupe të caktuara është menduar edhe pengimi i kandidaturës së Isa Mustafës për kryeministër.
“Është menduar se rezultati negativ në Prishtinë do ta eleminonte Isa Mustafën nga LDK – ja. Cohet LDK ndahet ose se funkcionarët e LDK’së nuk do të mund ta ruajnë durimin politik dhe se rezultati që kishte dal do të çonte në një grupizim dhe shkapërderdhje graduale”, është shprehur Haziri, i cili ka thënë se LDK – ja qysh në kohën e paraluftës e deri më tani në vazhdimësi është sulmuar nga qarqe të ndryshme me qëllim të përçarjes.
Haziri po ashtu ka mohuar se Arban Abrashi do të jetë kandidat i LDK – së për Prishtinën.
Përndryshe, kohë më parë, ministri Abrashi kishte lënë të hapur mundësinë e kandidimit të tij për kryetar të Komunës së Prishtinës. Abrashi ka qenë këshilltar në i Lutfi Hazirit në kohën kur ky i fundit ishte pjesë e kabineteve qeveritare./Sakte.net