Albin Kurti thotë se Kosova eksporton në Shqipëri ndërsa importon nga Serbia

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë një rikapitulim të eksportit dhe importit të Kosovës me shtetet fqinje.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, deficiti tregtar për muajin dhjetor 2017 u rrit për 8.5% në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2016. Eksporti i mallrave në muajin dhjetor 2017 kishte vlerën 29,4 milionë €, ndërkaq importi 297,3 milionë €.

“Kësisoj, raporti eksport/import është veçse 1/10”, thotë Kurti.

Ai thekson se eksportet e Kosovës në Shqipëri në dhjetor të vitit 2017 ishin dyfish më të mëdha sesa në Maqedoni dhe trefish më të mëdha sesa në Serbi ose Mal të Zi.

Në anën tjetër, sipas Kurtit, importet e Kosovës ishin mbi katër herë më të mëdha nga Serbia sesa nga Shqipëria.

“Ja se çfarë shifrash kemi për pasqyrë në vigjilje të shënimit të 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës! As sovranizimi shtetëror, as zhvillimi ekonomik dhe as patriotizmi nuk e kanë kështu. Tri reformat drejt shtetit zhvillimor (Fondi Sovran, Agjencia e Zhvillimit, Banka Zhvillimore) të cilat i kemi prezantuar dhe shpjeguar në prag të fushatës së zgjedhjeve paralamentare të 11 qershorit 2017, janë rruga e duhur dhe zgjidhja e vetme”, përfundoi kreu i VV-së, Albin Kurti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme