Në Republikën e Serbisë, rreth 36 mijë persona preken në vit nga kanceri, ndërsa më shumë se 20 mijë vdesin çdo vit nga kjo sëmundje.
Më të prekur nga kjo sëmundje janë burrat, të cilët zakonisht preken nga kanceri i mushkërive, prostatës, zorrës së trashë, ndërsa tek femrat më i shpeshtë është kanceri në qafën e mitrës, shkruan tanjug, transmeton Periskopi.
Këto statistika janë publikuar nga Instituti i Shëndetit Publik të Serbisë “Dr Milan Jovanvovic Batut”, me rastin e shënimit të Ditës kundër Kancerit./Periskopi/