Mijëra grekë kundërshtojnë kompromisin për emrin “Maqedoni”

Mijëra grekë kanë qenë pjesë e një marshi masiv në Athinë, duke i kërkuar qeverisë të mos bëjë kompromis me vendin fqinj Maqedoninë në kontestin për emrin.

Grekë nga i gjithë vendi kanë udhëtuar në sheshin Syntagma në kryeqytet, për të kundërshtuar përdorimin e emrit Maqedoni nga ana e Shkupit.

Për vite të tëra, Greqia ka deklaruar se emri tregon që Shkupi ka pretendime për rajonin e Maqedonisë në veri të Greqisë.

Zyrtarët në Shkup e kundërshtojnë një supozim të tillë.

Ndërkohë, kryeministri grek, Alexi Tsipras ka konsideruar një rezolutë për konfliktin 27 vjeçar, duke zemëruar politikanët opozitarë dhe anëtarët nacionalistë të koalicionit të tij.

Në mesin e protestuesve sot në Athinë kanë qenë edhe kryetarë, figura të larta fetare, zyrtarë ushtarak grekë, ish kryeministri, Antonis Samaras, i cili ka qenë ministër i Jashtëm i Greqisë, kur ka filluar konflikti më 1991.

Në fund të janarit, mijëra protestues kanë mbajtur një protestw të ngjashme në Thessaloniki, kryeqyteti i rajonit të Maqedonisë në Greqi.

Konflikti ka filluar kur Maqedonia ka fituar pavarësinë më 1991.

Qeveria e Tsipras ka thënë se është e përgatitur për të pranuar një emër të përbërë që e dallon atë qartë nga Maqedonia greke.

Po ashtu ka thënë se protestat nuk do të ndikojnë për përpjekjet për ta zgjidhur këtë çështje.

“Duke mos pasur një zgjidhje dëmtojnë interesin tonë kombëtar”, ka thënë kryeministri Tsipras së fundmi.

Liderët e të dy vendeve kanë arritur përparim në zgjidhjen e këtij problemi, duke përmendur ndonjë marrëveshje eventuale që përfshin shtimin e parashtesave “e Madhe”, “e Re”, apo “Veriore”, në emrin e Maqedonisë.

Negociatori i Kombeve të Bashkuara, Matthew Nimetz, ka shprehur optimizëm duke thënë se, çështja e emrit mund të zgjidhet gjatë këtij viti.

Zëdhënësi i qeverisë, Dimitris Tzanakopoulos, ka thënë sot se, qeveria është duke tentuar të prezantojë “një zgjidhje patriotike për një problem që ka shqetësuar shtetin, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe diplomacinë për më shumë se 25 vjet”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme