Partitë shqiptare kanë numrat për të qeverisur Ulqinin

Në Ulqin dje u mbajtën zgjedhjet lokale për kuvendin e këtij qyteti. Në këto zgjedhje morën pjesë 62,75% e qytetarëve me të drejtë vote, apo, sipas Ulqinionline, 12 499 votues.Qendra për monitorim CEMI ka dalë me rezultatet e para preliminare pas numërimit të votave në të gjitha qendrat e votimit.

Nga këto shifra mund të shihet qartë se subjektet shqiptare, Forca – me 9 këshilltarë, koalicioni ”Zgjohu Ulqin” me 7 dhe UDSH me 3 këshilltarë kanë shumicën prej 19 këshilltarëve nga 33 sa ka Kuvendi i Ulqinit. Pra, subjektet shqiptare mund të formojnë qeverinë pa ndihmën e DPS-it, me të cilin ishin në pushtet deri tani. Nëse kësaj i shtojmë edhe 2 këshilltarët e URA-së së Dritan Abazoviqit, i cili që gjatë fushatës ka shprehur hapur dëshirën që t’iu ndihmojë subjekteve shqiptare, atëherëë kemi të bëjmë me një situatë shumë të qartë.

Rezultatet e paraqitura janë si më poshtë.

SD e Malit të Zi – 3 mandate

Unioni Demokratik i Shqiptarëve – 3 mandate

Partia Boshnjake – 0 mandate

Demokratët e Malit të Zi – 0 mandate

Forca – 9 mandate

SNP dhe Demokratski Front – 0 mandate

SDP – 0 mandate

Partia Demokratike, Perspektiva dhe LD në MZ – 7 mandate

URA – 2 mandate

DPS – 9 mandate.

Image

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme