A arriti ta zbusë Hashim Thaçi “idioten e Adem Grabovcit”? (Foto)

E gjithë bota e përcolli ceremoninë e shenjtërimit të Nënës Terezë në Vatikan. Mirëpo, vëmendjes nuk i ikën as delegacionet shqiptare që ia kishin mësyrë për të marrë pjesë në këtë ceremoni. Derisa shumë kritika u adresuan në opinion lidhur me pjesëmarrjen e politikanëve shqiptarë të përfshirë në afera korruptive që bie ndesh me veprat humane të Nënë Terezës, në mesin e tyre u pa edhe deputetja Flora Brovina, e cila në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës refuzoi të zë vend në ulëset e PDK’së. Ky veprim i saj supozohej se erdhi pas plasimit të aferave të përgjimeve ku ish shefi i grupit parlamentar, Adem Grabovci dëgjohej duke e fyer rëndë deputeten Brovina. Ajo kishte refuzuar dorën e pajtimit me Grabovcin. Mirëpo, zemrën e saj duket se e ka përfituar presidenti i Kosovës, ish kryetari i PDK – së, Hashim Thaçi. Brovina bashke me Justina Shiroka – Pula kanë qenë gratë e vetme të PDK – së që e kanë shoqëruar Hashim Thaçin në ceremoninë e shenjterimit të Nënës Terezë, raporton Sakte.net

Deputeta Brovina shihet e ulur menjëherë pas kryetarit të PDK’së Kadri Veselit. Mbetet të shihet nëse pas kësaj vizite ajo ka reflektuar dhe nëse do të pranojë të jetë edhe më tutje pjesë e PDK-së, pavarësisht ofendimeve të rënda nga ana e bashkëpartiakëve të saj./Sakte.net

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme