“A bahet mirë najher n’këtë vend?” – përgjigja e ambasadorit britanik

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell ka filluar sesionin e zakonshëm me pyetje-përgjigje në llogarinë e tij në Facebook.

O’Connell i është përgjigjur shumë pyetjeve të qytetarëve lidhur me politikat vendore dhe politikat e Britanisë së Madhe kundrejt Kosovës.

Një ndër komentuesit ka pasur një pyetje të thjeshtë për ambasadorin, duke e pyetur “a bahët mirë najherë n’këtë vend?”

Ndërsa, ambasadori brenda pak minutash ia ka kthyer përgjigjen qytetarit.

“Vetëm me punë dhe angazhimin e qytetarëve të Kosovës – unë besoj në fuqinë e tyre”, ka shkruar ai.

O’Connell do t’i përgjigjet pyetjeve të qytetarëve kosovarë deri në orën 12:00.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme