A bisedoi Rama me Bolton për ndarjen e Kosovës?

Shkëmbimin territorial mes Kosovës dhe Serbisë Shtëpia e Bardhë e cilëson si një ide personale e politike të ish-Këshilltartit të Trump për Sigurinë, John Bolton dhe jo një iniciativë që gjen mbështetjen e Presidentit Donald Trump.

Por teksa hidhet dritë mbi këtë skenar të errët bnë vëmendje rikthehen edhe zhvillimet e pak muajve të parë. Duket se shkëmbimi i territoreve nuk ka qenë thjesht një ide e Bolton, por për të ka pasur veprime konkrete si nga ana e Bolton ashtu edhe bashkëpunëtorëve të tij në Ballkan.

Vetë kryeministri Edi Rama ka deklaruar publikisht në muajin janar të 2019 se ka pasur një bisede telefonike me Bolton për ccështjen e Kosovës, e këtë e shiste me mburrje në Kuvend.

Fill pas bisedës telefonike, kryeministri Edi Rama ka konfirmuar publikisht se me Bolton, ideatorin e ndarjes së Kosovës, kishte diskutuar për një marrëveshjeje paqeje mes Prishtinës dhe Beogradit

“Bisedë me Shtëpinë e Bardhë. Në fokus Shqipëria, rajoni dhe objektivi strategjik për një marrëveshje paqeje mes Kosovës e Serbisë, që të mbyllë konfliktin historik. Këshilltari për Sigurinë J.Bolton, më falenderoi në emër të Presidentit për qëndrimet konseguente të Shqipërisë”, shkruante Rama në Twitter.

Image

Në atë kohë si eksponentë të politikës ashtu edhe analistë të ndryshëm ngritën pikpyetje rreth kësaj bisede telefonike, duke e konsideruar Bolton si një personazh pro serb dhe çdo lëvizje apo komunikim me liderët e Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë do të ishte në dëm të Kosovës.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme