A do ta votojë LDK-ja Veselin, për Kryeparlamentar?

Takimi i kryesisë së LDK-së i nisur në mëngjesin e sotëm, tashmë ka përfunduar.

Kreu i LDK-së Isa Mustafa, në një prononcim për Klan Kosova, ka thënë se ende nuk kanë diskutuar me strukturat nëse do ta votojnë apo jo Kadri Veselin për postin e Kryetarit të Kuvendit.

”Skemi diskutuar për atë, do ta diskutojmë me grupin parlamentar. Ne sot kemi bërë një vlerësim në kryesi lidhur me zgjedhjet. Kemi biseduar për përgatitjet për zgjedhjet lokale”.

Tutje Kryeministri në detyre, Mustafa, shtoi se javën e ardhshme do të mbajnë përsëri një takim me strukturat e LDK-së ku dhe do të merret vendimi në lidhje me apo mosvotimin e Veselit për kryeparlamentar, transmeton Klan Kosova.

”Do te kemi javën e ardhshme prapë një vlerësim të shtabit zgjedhor dhe të degëve lidhur me këtë”.

”Dhe ne ndërkohë kur të thirret mbledhja e Kuvendit ne do të vendosim, në të vërtete ne me grupin parlamentar do të merremi vesh se si ata do të veprojnë”, ka përfunduar Veseli, transmeton Klan Kosova.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme