A do të humbë LDK-ja në Lipjan kryesuesen, pasi humbi shumicën parlamentare ?

Lipjan : Pas prishjes së bashkëqeverisjes e AAK-së me LDK-në në Komunën e Lipjanit, LDK-ja e humbë shumicën parlamentare në Kuvendin e Lipjanit dhe me këtë rrezikohet pozita e Vlora Limani Hajnuni si kryesuese e këtij kuvendi deri me tani. AAK-ja në Lipjan përmes një komunikate thotë se pas situatës së krijuar me rastin e pushimit të aktivitetit politik në AAK të dy drejtorëve Ilir Tasholli dhe Avni Olluri, dhe pas konsultave të vazhdueshme me strukturat e saja, AAK në Lipjan ndermori këto hapa:

Kryesia e Degës së AAK-së në Lipjan dërgoi kërkesë me shkrim te Kryetari i Komunes z. Imri Ahmeti për shkarkimin e dy drejtorëve të lartëcekur, meqenëse ata nuk përfaqësojnë më AAK-në në këto pozita të cilat i kanë fituar falë besimit që ua ka dhënë AAK -ja, thuhet më tej.

Kërkesa nuk është pranuar si e tillë, pra nuk është pranuar të shkarkohen dy drejtorët edhe pse këto drejtori me marrëveshjen e koalicionit AAK-LDK-LDD të vitit 2013 i kanë takuar AAK-së.

Si rrjedhojë e kësaj, Kryesia e Degës së AAK-së në Lipjan njëzëri në mënyrë unanime mori vendim:

“Meqenëse LDK nuk përfill marrëveshjen e lidhur të koalicionit për bashkëqeverisje lokale të vitit 2013 dhe shkelë në mënyrë substanciale detyrimet e saj karshi partnerëve qeverisës në ekzekutivin e Lipjanit, konsiderojmë se nuk është e mundur vazhdimi i këtij bashkëpunimi. Si rezultat i këtyre veprimeve tërhiqemi nga pozicionet tona të deritanishme në këtë ekzekutiv”, thuhet në komunikatë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme