Analisti politik, Ramush Tahiri në një prononcim për “Gazeta Blic”, ka folur për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme.
Tahiri tha se Kosova nuk ka shumë mundësi.
Sipas tij ose miratohet demarkacioni e asociacioni ose jo, e kjo gjë sipas tij do të vendoset shpejt në Kuvend
“Kosova nuk ka shumë mundësi. Ose duhet ta miratoj demarkacionin e asociacionin ose jo. Kjo do të vendoset shpejtë e me votë në Kuvend”, është shprehur ai.
Tahiri ka thënë se në qoftë se Qeveria ka përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe të gjitha rrugët për zgjidhjen e çështjeve si të: demarkacionit, asociacionit e nismës për shfuqizim të Gjykatës Speciale, atëherë Qeveria Haradinaj do të jetë e gatshme ta përfundoj mandatin e plotë.
“Nëse nuk ratifikohet demarkacioni dhe nëse nuk miratohet asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe nëse edhe nuk hiqet dorë nga shfuqizimi i gjykatës speciale dhe nëse kjo është interes jo vetëm i Qeverisë por edhe i popullit të Kosovës dhe nëse në këto çështje është edhe përkrahja e bashkësisë ndërkombëtare pra nëse këto janë në harmoni me kriteret e rrugës së integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian atëherë kjo garniturë udhëheqëse do ta kryej mandatin e rregullt katërvjeçar”, ka deklaruar Tahiri, raporton Gazeta Blic.
“Zaten në këto pika edhe është arritur koalicioni qeverisës”, tha ai.
Në anën tjetër, kanë filluar të dëgjohen zëra nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila me gjasë po synon të marrë përgjegjësinë për drejtimin e shtetit pas përfundimit të mandatit të qeverisë aktuale.
Një gjë të tillë e ka thënë anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi. Sipas tij, “revolucioni” i ‘Thaçi 1’ dhe ‘Thaçi 2’, siç është shprehur ai, mund të rikthehet me “Revolucionin Veseli 1” në zgjedhjet e radhës.
Gashi, thotë se ka mjaft shembuj, që dëshmojnë se partia e tij ka kontribuuar në të mirë të qytetarëve dhe të vendit
Më poshtë e gjeni të plotë reagimin e tij:Revolucionin Thaçi 1dhe2 i vitit 2007/2014 mundë të rikthehet me Revolucionin Veseli 1, në zgjedhje të radhës!shembuj aktual:
Ministri i shendetësis me revolucion në shendetësi.
Ministri Financave me rritje pagash për çdo vit, pas një pause 3 vite të LDK-se qe nuk i bëri!
Ministri i Drejtësis me reforma të thella
Ministri i kulturës me stadjume kombëtare, etjNga jo shteti, në shtet të pavarur,
Nga kontinjerët, tek shkolla moderne,
Nga rryma, 8 jo e 2 po, në 24 ore rrymë në 90% të Kosovës
Nga pagat prej 150 Euro,deri në mbi 1000 Euro varsisht pozitës të një mesuesi, tekniku medicional,mjekut, polici, zjarrfiksi, gardiani, ushtari, punëtori të KEK-ut, Akademis së shkencave, etj, deri në mbi 500E!
Nga rrugët me baltë në çdo cep, në Autostrada moderne dhe rrugë të asfaltuara në çdo cep!
Nga një pagë profesori me 500E, deri në 1200/2000E
Nga Veteran të nëpërkembur, në veteran të respektuar me ligj!
Nga ish të burgosurit e harruar , në ish të burgosur të shperblyer,
Nga një Universitet Publikë, në shum universitete moderne,
Nga studime të shtrenjëta, në studime falas !
Nga një shërbim policor, në një polici moderne,
Nga një Forc e Siguris, në një Ushtri moderne (emri formalisht)
Nga mosfunksionimi i ligjit, në sundim të plotë deri në arrestime të zyrtarve të lartë në udheheqjen e PDK-së!
Nga mos guximi pår tema të mëdha, tek mbyllja e këtyre temave
Nga një Veri i Mitrovicës i pa shkelur, deri tek kontrolli i plotë i pikave doganore në Veri!Bota është për të guximshmit,
qytetarët po presin Revolucionin e Ri, ky ndodhë vetëm kur PDK- të rikthehet prap në udhëheqje të qeverisjes pas këti mandati!
Ndërsa, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e NISMA-s, Milaim Zeka i sheh si të vogla gjasat për të shkuar në zgjedhje, pasi që sipas tij PDK-ja dhe Vetëvendosje ndodhen në situatë jo të favorshme për të kërkuar mbështetjen e qytetarëve, marrë për bazë zhvillimet e fundit në këto dy parti. Ai po ashtu ka theksuar se zgjedhjet e reja varen edhe prej proceseve të vendit, nëse ato do të shtyehn përpara apo jo.
“Partia Demokratike kurrë s’ka qenë në krizë më të thell të përçarjes, ashtu siç është edhe Vetëvendosja. Gjasat për të shkuar në zgjedhje të reja, janë barazi me zero. Shkuarja ne zgjedhje varet edhe prej proceseve. Nëse Qeveria Haradinaj e kalon demarkacionin, vendi nuk do të shkojë në zgjedhje dhe qeveria ka me funksionu deri në fund të mandatit, por nëse Ramush Haradinaj nuk ndërron qasje si kryeministër, atëherë vendi ka shumë gjasa të shkojë në zgjedhje”, tha Zeka për Gazeta Blic.
Ndërkaq i pyetur lidhur me indikacionet e para për zgjedhje, të cilat po i ofron edhe vetë kreu i PDK-së Kadri Veseli, me aktivitetet e fundit politike, të cilat ngjasojnë me turin e tij para rrëzimit të qeverisë “Mustafa”, deputetit Zeka vlerëson se ato më tepër mund të shërbejnë për të përmirësuar imazhin e partisë që ai e drejton, pas zhvillimeve të fundit, përplasjet publike dhe konfrontimet ndërmjet anëtarëve të saj.
“Nën ni PDK-ja ka pësuar nokaut klasik në zgjedhjet e fundit dhe nën përçarjet dhe konfrontimet publike ndërmjet Bekim Haxhiut dhe Sami Lushtakut, pastaj konfliktet ndërmjet Sami Lushtakut dhe Bekim Jasharin, dhe këto gjëra që nuk kalohen lehtë, mos të harrojmë se PDK-ja e ka të humbur fitoren ne bastionin e saj në Drenicë. Mbi bazën e kësaj, turneun e Kadri Veselit e shoh më tepër për të krijuar një kompaktësi politike brenda PDK-së se sa përgatitje për zgjedhje. Veseli e di që edhe me u ba zgjedhjet nuk ka gjasa me u ba kryeministër. Vetëm dy parti në Kosovë sillen konform obligimeve shtetërore dhe obligimeve kombëtare”, u shpreh Zeka.
“Gazeta Blic”, ka tentuar të kontaktoj edhe me Xhavit Halitin e PDK-së, mirëpo ky i fundit nuk e ka hapur telefonin.
Ndryshe, LDK-ja më këmbëngulje po kërkon që vendi të mbajë zgjedhje të reja. Sipas kësaj partie, koalicioni qeverisës është shpartalluar dhe më ratifkimin e marrëveshjes për Demarkacion, vendi duhet të shkojë në zgjedhje.“Ne kërkojmë që shumë shpejt të procedohet në Kuvend për ratifikim marrëveshja për Demarkacionin.
Lidhja Demokratike e mbështet fuqishëm këtë marrëveshje. Pas miratimit të saj, qeveria duhet të dorë-hiqet dhe sovrani të zgjedhë qeverinë e re”, ka thënë ai në konferencën e përjavshme të GP të LDK-së, e cila ka nisur nga kjo e premte.
Duhet theksuar se edhe zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, ka kërcënuar qeverinë “Haradinaj” me largim nëse kjo e fundit nuk i shtyen përpara proceset e rëndësishme për vendin, siç është çështja e Demarkacionit me Malin e Zi, dialogu me Serbinë, liberalizimi i vizave për qytetarët e vendit e të tjera.