Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka nisur distancimin nga Lëvizja Vetëvendosje. Që pas zgjedhjes së Albin Kurtit në krye të kësaj Lëvizje, Ahmeti ka ftohur marrëdhëniet me partinë e tij dhe jo rrallëherë iu ka dhënë të drejtë grupit të deputetëve që ishin kundër Albin Kurtit. Në paraqitjet e tij Ahmeti është fokusuar në punët e Komunës së Prishtinës. Mirëpo, nuk dihet nëse do të ketë sukses në realizimin e premtimeve të tij elektorale pa përkrahjen e asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët përbëjnë shumicën e Kuvendit komunal të Prishtinës, përderisa asambleistët e PDK’së dhe LDK’së janë pozicionuar kundër qeverisjes së tij./Sakte.net