Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski pret që Kuvendi të pranojë nismën për referendum kundër propozimit francez, që më pas opozita të vijojë me grumbullimin e 150 mijë nënshkrimeve.
Ai tha se ka marrë mbështetjen e plotë të organeve të partisë për të çuar para këtë proces në siç tha mbrojtje të identitetit.
“Morëm vendim që nisma për referendum të jetë prioritet mbi të gjitha prioritetet. Si procedurë, fillimisht do të jetë pranimi nga ana e kreut të Kuvendit Talat Xhaferi dhe të mbledhim 150 firma. Do të dalim në referendum. Duhet t’i qasemi problemit. Këto janë tre procese të ndara. Është kontesti dypalësh së bashku me protokollin, është ndryshimi i Kushtetutës dhe për këtë del garant grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe në fund korniza negociuese”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
I pyetur rreth mundësisë nëse referendumi do të zbehte kërkesën e VMRO-DPMNE-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare, Mickoski tha se partia e tij nuk është e interesuar për pushtet por për të ruajtur shtetin.
“VMRO-DPMNE nuk udhëhiqet nga interesat partiake, por nga interesat e qytetarëve. Për ne nuk është i rëndësishëm pushteti me çdo kusht. Nëse vijmë dhe kemi një situatë ku gjithçka që është kombëtare të shitet”, theksoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Opozita paralajmëroi konsultime të gjera për modalitetet e referendumit, por mbi të gjitha edhe për pyetjen që do të parashtrohet në referendum duke marrë parasysh faktin që Ligji nuk parasheh shpallje të referendumit për një vendim të cilin e ka marrë Kuvendi me shumicë votash, përfshi dhe Batenderin. / Alsat.mk