A do të thyejë paktin PS-PD për dekriminalizimin Gjykata Kushtetuese?

Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi ka apeluar vendimin e KQZ-së për heqjen e mandatit dhe vendimin e Qeverisë për shkarkimin e tij në Gjykatën Kushtetuese.  Kërkesa u dorëzua sot në rrugë zyrtare nga avokati i Elvis Rroshit, ish-Prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku.

“Kemi kundërshtuar vendimin e Këshillit të Ministrave, një vendim që bie ndesh me parimet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe veçanërisht me Kushtetutën shqiptare. Kemi argumentuar se sanksionet që parashikon ligji për dekriminalizimin janë natyrisht penale dhe si të tilla nuk mund të kenë kurrsesi fuqi prapavepruese”,- tha Sollaku. Sipas tij, vendimi i KQZ dhe ai i Qeverisw bien ndesh me Kushtetutwn e Shqipwrisw dhe me parimet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Rroshi është një nga zgjedhurit e parë që u preke nga ligji për dekriminalizimin, i cili u miratua dhjetorin e vitit 2015 me shumicë votash nga mazhoranca dhe opozita në Parlamentin e Shqipërisë. Kreut të Bashkisë së Kavajës ju hoq mandati nga KQZ-ja me kërkesë të Prokurorisë, sipas të cilës, ai kishte fshehur një dënim për përdhunim në Itali në fillim të viteve ’90.

Dërgimi i vendimit të KQZ-së në Gjykatën Kushtetuese pritet të krijojë një precedent të ri në politikën shqiptare. Kjo pasi, ligji i dekriminalizimti u miratua me konsensus mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike. Të dyja forcat kryesore ranë dakord që ligji të mos ankohej zyrtarisht nga partitë politike në Gjykatën Kushtetuese, pasi disa nene të tij mund të bënin ndesh me konventat ndërkombëtare. Ligji u miratua në mënyrë të tillë që të mos lejonte asnjë zyrtar me shkelje ligjore të mbante detyrën dhe as të ushtronte funksione të tjera zyrtare për disa vite. Duke e cilësuar si emergjencë kombëtare dekriminalizimin, u vendosën nenet më të ashpra në gjithë vendet  e BE-së, duke tejkaluar dhe disa nene të konventave të të drejtave të njeriut. Pakti PS-PD synonte që ligji të mos rrëzohej në Kushtetuese.

Por me padinë e sotme të kreut të Bashkisë së Kavajës, Gjykata nuk do të shqyrtojë vetëm rastin e Elvis Roshit, por gjithë ligjin e dekriminalizimit. Nëse Gjykata i jep të drejtë Roshit duke rrëzuar vendimin e KQZ-së, automatikisht ka rrëzuar gjithë ligjin e demkriminalizimit. Në këtë mënyrë ka thyer dhe paktin PS-PD.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i rëndësishëm edhe për shkak të precedentit që do të vendosë në vend. Nëse i jep të drejt Kreut të Bashkisë së Kavajës, gjasat janë që gjithë zyrtarët që preken nga ligji i dekriminalizimit të shkojnë në këtë institucion për të ankimuar vendimet e largimit të tyre nga detyra.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme