Zhurmën e sinjalizuesve sigurisht të gjithë shoferët e edhe pasagjerët e kanë të njohur. Kur shoferët marrin ndonjë kthesë, ata dëgjojnë edhe zhurmën e sinjalizuesve, klik klik klik.
Por, shumë pak nga ta e dinë se nga vjen kjo zhurmë, transmeton koha.net.
Ekipi i Jalopnik ka zbuluar këtë, duke çmontuar dy pjesë të ndryshme të stileve të sinjalizuesve, për të treguar se nga vije zëri që lëshojnë ata.
Ata kanë çmontuar dy sistemet e ndryshme të sinjalizimit, nga dy vetura të ndryshme, transmeton koha.net.
E para në modelin Jepp, siç shihet në video, është një pjesë metalike që bënë këtë zhurmë, nga prekja e metaleve.
Ndërsa në Volkswagen Beetle, zhurma kontrollohet nga një çip çarku i integruar, që edhe bënë këtë zhurmë.
© KOHA