Sot në media u raportua se polici Vesel Veseli, i dyshuari për përdhunimin e të miturës në Drenas ka pranuar thuajse gjithë fajin që i ngarkohet.
Periskopi ka kontaktuar me Prokurorinë Themelore të Prishtinës të cilët e mohojnë një gjë të tillë.
Zëvendskryeprokurori Ibrahim Berisha ka thënë për Periskopin se Vesel Veseli ende nuk është marrë as në pyetje nga Prokurori.
‘’Nuk e ka pranu fajin. Kjo është vec seancë dëgjimore për caktimin e paraburgimit. Ende nuk është ngritur as aktakuza e asgjë në këtë drejtim. Unë sapo u ndava prej prokurorit të rastit dhe ai vec i ka filluar tash hetimet. Është caktuar seanca por V.V ende prej Prokurorit nuk është intervistuar. Ende nuk e ka marrë në pyetje Prokurori. Nuk e di kah kanë rrjedhë ato raportime sepse senaca ka qenë e mbyllur. Nuk duhet hapur propaganda sepse po bëhen skandale ‘’, ka thënë Berisha për Periskopin.
Gjykata i ka shqiptuar masën prej 30 ditësh paraburgim Vesel Veselit. Ndërsa profesori Shkëlzen Xhetaj është arrestuar po ashtu. Në këtë rreth të krimit është i implikuar edhe gjinekologu që e ka kryer abortin e vajzës nga Drenasi, i cili është ndaluar për 48 orë në Polici.