A e keni ditur se ky deputeti i VV-së me profesion është edhe stomatolog?

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla ka diplomuar për Stomatologji në Universitetin e Tiranës, raporton Gazeta Blic.

Gjatë viteve 1990 ai ishte aktivist politik, ndër organizatorët e protestave studentore kundër regjimit të Millosheviçit, si zyrtar ekzekutiv në Unionin e Pavarur të Studentëve, në komisionin e mjekësisë.

Në vitin 1998 iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka bërë punë humanitare në fushën e mjekësisë dhe të së drejtave të fëmijëve në organizata të ndryshme te shoqërisë civile në Prishtinë dhe Tiranë.

Në vitin 2013 Xhelal Sveçla u emërua Drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, ku pati si detyrë vendosjen e ligjshmërisë në Komunën e Prishtinës, gjë që kërkonte investim në zhvillimin e përgjegjësisë në punë, trajnimin e stafit dhe krijimin e kushteve të duhura për zbatimin e detyrave në këtë drejtori.
Ai ka qenë ndër themeluesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, aktivist e organizator në veprimtaritë e këtij subjekti. Përgjatë viteve ai ka mbajtur pozita të ndryshme drejtuese dhe aktualisht është anëtar i kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Ndryshe, Xhelal Sveçla tashmë ka postin e deputetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme