Teuta Rugova, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se deklarata e saj e më hershme është keqkuptuar.
“Mendoj se deklarata ime e mëparshme është keqkuptuar nga disa në raport me qëndrimin tim sepse shumë thirrje e mesazhe më kanë ardhur me pyetje rreth votës time”.
“Unë jam deputete e LDK-së dhe as tash nuk do të veproj as edhe kurrë më parë nuk kam vepruar jashtë qëndrimit të LDK-së”.
Më herët në një postim të gjatë, deputetja Rugova tha se edhe babi i saj do të vepronte njëjtë siç ka bërë sot ajo.