Nëse Teuta votoi Thaçin për president, pse jo Haradinajn për kryeministër

Ka qenë një arsye interesante pse Teuta Rugova bëri marrëveshje për ta mbështetur Ramush Haradinajn për kryeministër të Kosovës.

Klan Kosova ka kuptuar që pos një raporti të veçantë, të mëhershëm, të liderit të AAK-së me ish-presidentin Ibrahim Rugova, që pati kulmuar me një akord për bashkëqeverisje më 2004, ku i pari u bë shef qeverie, e i dyti president vendi, ka qenë edhe një lloj “hakmarrje” që e ka shtyrë vajzën e ish-kryetarit ta mbështesë Haradinajn.

E kjo ka të bëjë me “detyrimin” që i ishte bërë Teuta Rugovës, më 2014, nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, për ta votuar marrëveshjen e këtij të fundit, me Hashim Thaçin e PDK-së.

Ky i fundit, sipas akordit në fjalë, do të bëhej president, më 2016, gjë qe edhe ndodhi, më përkrahjen e madhe të deputetëve të LDK-së, ndërsa Mustafa fitoi postin e kryeministrit.

“Nëse Teuta u desh të votojë Kadri Veselin për kryetar parlamenti dhe Hashim Thaçin për president të shtetit, më vonë, pse të mos e mbështesë tash edhe Ramush Haradinajn për kryeministër”, ka thënë një burim i Klan Kosovës, i afërt me zhvillimet e sotme në shtëpinë e presidentit të ndjerë.

“Të paktën, presidenti Rugova ka patur një raport më të mirë me Haradinajn, sesa me Thaçin”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme