A i frikësohet Rexhep Selimi Gjykatës Speciale

Gjykata Speciale është produkt i keq i parlamentit të Kosovës, mazhoranca e së cilit parlament e ka votuar. Padrejtësia në emër të drejtësisë është shumë e rrezikshme. Kështu thotë ish kreu i UÇK-së njëhersh edhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, i cili ka qenë një kundërshtues i fuqishëm i kësaj Gjykate.

Duke i komentuar dëmet që siç vlerëson Selimi, i ka bërë Qeveria e Kosovës, ai në një intervistë për lajmi.net flet edhe për sigurinë në vend. Ndër tjerash ai tregon edhe për humbjet që po i shkaktohen Kosovës për shkak të mosformimit të FAK-ut.

Intervista e plotë:

Z. Selimi, në vitin 2016 Kosova është përballur me shumë sfida politike. Sa është punuar ose jo, në vitin që e lamë pas dhe cilat janë pritshmëritë për vitin 2017?

Selimi: Viti 2016 ishte një vit i rëndë për Kosovën dhe qytetarët e saj. Ishte me plotë sfida, madje të rënda si kurrë më parë. Por, në të një njëjtën kohë edhe me përballje me këto sfida si kurrë më parë. Qeveria e Kosovës, në vend që të punonte për interesat e qytetarëve të Kosovës, e bëri të kundërtën. Me projektin për Zajednicë në dhe për Demarkacionin me Malin e Zi në veçanti, por edhe me procesin e negociatave dhe marrëveshjeve me Serbinë në përgjithësi, Qeveria e Kosovës u kthye në bartëse të interesave të Serbisë dhe të tjerëve kundër interesave të qytetarëve të Kosovës, kundër sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Prandaj, në këtë aspekt, viti 2016 ishte një vit i rëndë për Kosovën.

Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në Kosovë gjatë vitit 2016 dhe punën e institucioneve përkatëse të kësaj fushe?

Selimi: Në vend që të shkonte drejtë përmirësimit, gjendja e sigurisë në Kosovë ka shkuar drejtë përkeqësimit, sidomos në ato mjedise ku ende Serbia është prezente me institucionet e saj të sigurisë. Pjesa veriore e Kosovës dhe komunat me shumicë serbe në Kosovë,po vazhdon të mbetet, jo vetëm e pasigurt por edhe me rrezikshmëri që të prodhojë destabilitet edhe më gjerë.

Në janar është paralajmëruar se do të fillojë së funksionuari Gjykata Speciale për themelimin e së cilës ju keni qenë një kundërshtues i fuqishëm. Çfarë prisni realisht nga ky proces?

Selimi: Gjykata Speciale është produkt i keq edhe i parlamentit të Kosovës, mazhoranca e së cilit parlament e ka votuar. Ne si Grup Parlamentar kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi kundër kësaj gjykate për faktin se kjo gjykatë është e padrejtë si ndaj shqiptarëve dhe luftës çlirimtare të Kosovës. Duke qenë kundër themelimit të një gjykate të tillë, ne jemi kundër padrejtësisë, jo kundër drejtësisë. Prandaj kjo gjykatë qysh në thelb është e padrejtë dhe paragjykuese kundër Luftës Çlirimtare të Kosovës.

A keni frikë se ju do të jeni njëri nga ata që do të gjykohen nga kjo Gjykatë?

Selimi: Unë personalisht nuk kam frikë nga drejtësia, as nga kjo gjykatë. Kurse nga padrejtësia duhet të kemi frikë dhe të mbrohemi gjithmonë. Padrejtësia në emër të drejtësisë është shumë e rrezikshme.

Konsideroni se me mosformimin e FAK-ut, sovraniteti i Kosovës është i kërcënuar nga Serbia dhe akterë të tjerë? Keni pritshmëri që ushtria e Kosovës të formohet në vitin 2017?

Selimi: Kosova, duke mos patur Forcat e saj të Armatosura, po vazhdon ta ketë një të ardhme të pasigurt për sovranitetin e saj. Gjithashtu, Kosova duke mos i pasur Forcat e Armatosura po e humb shansin edhe të një partneriteti ushtarak me vendet aleate dhe të NATO-s.

Cilat janë të arriturat e kësaj qeverie qoftë politike ose ekonomike?

Selimi: Kjo qeveri nuk e ka asnjë të arritur pozitive, as politike e as ekonomike.

Nëse ndodh ratifikimi i Demarkacionit në Kuvend, konsideroni se opozita në këtë rast do të tregohet e pafuqishme karshi Qeverisë?

Selimi: Lëvizja Vetëvendosje, herë bashkë me gjithë opozitën e herë veç e veç, ia ka arritur diçka që shumë kush e ka parë si të pamundshme t’i ndalë dy marrëveshjet e dëmshme për Kosovën, siç janë Zajednica dhe Demarkacioni me Malin e Zi.

Me Protesta në Kuvend e nëpër sheshe, me debate e me rezistencë politike, ia kemi arriturqë ta bëjmë qeverinë e Kosovës të dorëzohet para rezistencës sonë politike. Prandaj ne nuk ndalemi as nuk dorëzohemi në qëllimin tonë. E në ndërkohë, ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin nuk ka pse të ringjallet pasi që e kemi shpallur të zhbërë tashmë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme