A i siguruan votat Thaçi, Veseli dhe Haradinaj në takimin urgjent?

Para fillimit të seancës për Demarkacionin në zyrën e Presidentit të Kosovës, është zhvilluar një takim ndërmjet tre zyrtarëve më të lartë të shtetit.
Presidenti Thaçi ka ftuar në këtë takim kryeparlamentarin e Kosovës, Kadri Veseli, dhe kryeministrin Ramush Haradinaj ku është diskutuar për mënyrën se si të arrihen votat e nevojshme për ta ratifikuar Marrëveshjen me Malin e Zi.

Ndërkohë që takimi ka përfunduar në Presidencë, në sallën e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur deputetët si dhe Veseli e Haradinaj në pritje të fillimit të kësaj seance e cila është thirrur të fillojë në orën 10:00.

Për t’u ratifikuar Marrëveshja nevojiten 80 vota e të cilat nuk janë siguruar ende.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/a-i-siguruan-votat-thaci-veselit-dhe-haradinaj-ne-takimin-urgjent-505455/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme