Gjendja shëndetësore e banorit të Big Brother Lugati është stabile.
Ai është i shtrirë në Klinikën Intensive në QKUK. Lajmin për Gazetën Express e konfirmoi mjeku kujdestar.
Ai tha se pacienti nuk ka qenë në gjendje kome, por ka qenë i shqetësuar, ndërsa thotë se momentalisht e ka gjendjen stabile.
“Qetë është, stabil për momentin. I shtrirë është në monitorim tonin. Po flas për gjendjen momentale, stabil është, qetë. Nuk mund të quhet në gjendje kome, por ka qenë më i shqetësuar”.