A janë kushtet e Lëvizjes BESA të papranueshme për LSDM – në dhe BDI – në dhe si do të veprojë Aleanca?

Koment nga Sakte.net

Të gjitha deklarimet e deritanishme të partive të reja opozitare në Maqedoni e kanë përjashtuar mundësinë e qeverisjes me VMRO – DPMNE të Nikolla Gruevskit, përjashto BDI – në. Ato janë treguar më të hapura kur është fjala për bashkëpunimin dhe krijimin e qeverisë me LSDM’në e Zoran Zaev. Indikacione të tilla ka pasur edhe nga Prishtina dhe Tirana zyrtare.

Lëvizja BESA e cila doli të jetë e dyta në mesin e partive shqiptare në Maqedoni pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, shikohet si një prej forcave kryesore të faktorit shqiptar që do të garantonte një qeverisje stabile politike.

Mirëpo, anëtarët e lartë të kësaj Lëvizje kanë përjashtuar mundësinë e kolaicionimit me VMRO – DPMNE përderisa ajo udhëhiqet nga njerëz që kanë të hapura raste që janë duke u hetuar nga Prokuroria Speciale. Ndaj LSDM –së ata kanë parashtruar kushte konkrete, një prej të cilave është edhe pranimi i fillimit të bisedimeve për Ridefinimin e Maqedonisë duke filluar nga kushtetuta, ligjet, ndarja buxhetore proporcionale, regjistrimi i popullatës, reflektimi në simbolet e shtetit, etj.

Këto qëndrime Lëvizja BESA i ka bërë të ditura edhe në takimin me ambasadorin e SHBA – ve, Xhejs Bejli, ku kanë potencuar se parakusht tjetër, pos mospërfshirjes së politikanëve në afera korruptive është edhe publikimi i marrëveshjes qeverisëse.

Nëse iu referohemi deklarimeve të zyrtarëve të lartë të LSDM të deritanishme, ata kanë deklaruar se janë për një shtet qytetar me të drejta të barabarta. Pra, në asnjë rrethanë nuk kanë përmendur Ridefimin e shtetit duke potencuar se kushtetuta aktuale garanton të drejta dhe liri të barabarta.

E, sa i përket kushtit për mos përfshirjen e politikanëve që janë nën hetime të prokurorisë speciale, kjo do të nënkuptonte edhe kusht sfidues për Bashkimin Demokratik për Integrim, i cili për një qeverisje eventuale LSDM – BDI – BESA, do të duhej të bindej që Lëvizja BESA t’i përcaktojë përfaqësuesit e kësaj partie në Qeveri.

Rrjedhimisht, një kolicion LSDM – BDI – BESA do të ishte i pamundur në rrethana të tilla politike. Por, nëse vlen e njëjta edhe për Aelancën për Shqiptarët dhe PDSH – në, mbetet të shihet gjatë ditëve në vijim dhe do të qartësohet edhe më tutje pas takimit të përfaqësuesve të kësaj Aleance me Xhejs Bejlin./Sakte.net

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme