Rusët: Rama dhe CIA po punojnë për kryeministër shqiptar në Maqedoni, pengesë Ali Ahmeti

Gjigandi informativ rus Sputnik, i sponsorizuar nga Kremlini, në një analizë të sajën për situatën në Ballkan thekson se kryeministri shqiptar Edi Rama në koordinim edhe me CIA-n amerikane, po punon që të emërojë një kryeministër shqiptar të Maqedonisë, pas zgjedhjeve të komplikuara të 10 dhjetorit. Sipas këtij gjigandi informative, Ramës i ka hasur “sharrë në gozhdë” te Ali Ahmeti, me çka aludohet se kryetari i BDI-së është bë pengesë për një kryeministër shqiptar.

“Gjatë bisedimeve ndërmjet kryemiinistrit Edi Rama dhe krerëve të partive shqiptare në Maqedoni janë dhënë instruksionet se si duhet të sillen gjatë negociatave, për formimin e një qeverie të re në Shkup dhe sugjeroi që ata të kërkojnë asgjë më pak se posti i kryeministrit”, shkruan Brankica Ristiç, në artikullin e saj në Sputnik.

Sipas portalit rus, kryeministri shqiptar ka mbledhur të gjithë politikanët shqiptarë të Maqedonisë, por i ka ngecur ‘sharra në gozhdë’ me Ali Ahmetin. Sputnik thekson se gjithçka është gatuar gjatë vizitës së Drejtorit të CIA-s, John Brennan në Tiranë, i cili ishte para një jave në Tiranë.

“Ali Ahmeti, sipas burimit tonë nga Maqedonia Milenko Nedelkovski shkoi një ditë më vonë në Tiranë. BDI pritet të bindë partinë e Nikolla Gruevskit, pasi ka pak shanse që Ahmeti të falë LDSM, e cila i mori 70.000 vota shqiptare.

Duke e dobësuar pozicionin e partive etnike kuqezi në parlamentin e Shkupit. BDI, megjithatë, nuk është vendosur zyrtarisht, dhe po lë hapësirë për spekulime pas konferencë shtypi në Tiranë, ai megjithatë mund të pranojë një aleancë me LSDM-në.

Nedelkovski tregon se shanset për këtë janë shumë të vogla, por shton: I gjithë vendi është shumë e tensionuar, dhe unë nuk besoj se dikush do të rrezikonte për të vjedhur fitoren e VMRO-DPMNE-së, sepse kjo do të thotë luftë!”, shkruan Sputnik.

Më tej Sputnik shkruan edhe për përfshirjen e ambasadës amerikane. “Ambasada e SHBA është shumë e përfshirë në këto zgjedhje, duke formuar dy parti të reja shqiptare, të cilat janë impiante amerikane, ndërsa LSDM-ja financohet nga paratë e Soros-it, por me qëllimin që ai të kërkojë kantonizim, që në fakt është federalizimi i Maqedonisë, ku shqiptarët do të kenë të njëjtat të drejta si maqedonasve. Me fjalë të tjera, ndarja e Maqedonisë”, shkruan Sputnik./Almakos

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme