Fituesi i Big Brother Vip Kosova i edicionit të fundit, Lumbardh Salihiu bashkë me modelen Kader Kicaj kanë bërë lëmsh rrjetin me veprimin e tyre të fundit.
Dyshja kanë nxitur një spekulim për ndarje, pasi kanë hequr njëri-tjetrin në Instagram dhe kanë fshirë fotografitë e tyre të përbashkëta.
Ndonëse ishin një dyshe e pandarë me pushime të shumta, pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova, veprimet e tyre të fundit tregojnë se romancës së tyre i ka ardhur fundi.
Por kjo ende nuk është vertëtuar pasi ekziston dyshimi se ata e kanë inskenuar ndarjen e tyre për të qenë në qendër të vëmendjes.
Kaderi dhe Lumbardhi kishin nisur romancën e tyre brenda spektaklit Big Brother VIP Kosova.
Pas këtyre aludimeve, ishte Lumbardhi i parë që reagoi me një foto në mediat sociale, ku u shpreh i kënaqur me realizimin e një seti fotografik.
Nga kjo kuptojmë se Lumbardhi po kalon këtë situatë me qetësi i angazhuar me punë.
Për lidhjen e dyshes pas daljes nga shtëpia prindërit e Lumbardhit lutëshin që ata të mos ndahen asnjëherë