A janë përgjimet shtetërore të sigurta, ja çfarë thotë hulumtimi

Shoqata jo qeveritare “ Mrezha 23”, pas një hulumtimi, ka dal me rezultate se mbrojtja e të dhënave personale gjatë komunikimeve elektronike nuk është e ruajtur nga kërcënimet e mundshme, ku edhe mund të keqpërdoren. Kjo shton dileme për bashkërëndimin e kornizës ligjore të Maqëedonisë, për mbrojtjen e të dhënave, me kriteret e Bashkimit Evropian. Dispozitat aktuale të Ligjit për komunikime elektronike i japin të drejtë operatorëve telefonik për mbajtjen e të dhënave. Këtu përfshihen bisedat telefonike dhe këmbimi i porosive që kanë zhvilluar qytetarët ndërmjet veti. çdo aktivitet telefonik është i regjistruar si vendi, koha, adresa e internetit prej ku është kontaktuar, etj, njohton Almakos.

Aleksandar Nikollov, eksperti për përcjelljen e komunikimeve elektronike, vlerëson se Ligji për komunikime elektronike (LKE), thotë se disa dispozita ligjore duhet të ndryshohen dhe shfuqëzohen.

“Gjatë hulumtimit të realizuar kemi konstatuar një varg problemesh, ku në radhë të parë lidhen me mbrojtjen e privatësisë në sferën e komunikimeve elektronike. Të gjitha kontaktet elektronike, siç janë telefonatat, sms-porositë, komunikimet përmes internetit e kështu me radhë, operatorët e telekomunikacionit në mënyrë të drejtpërdrejtë i transferojnë drejt organeve të Ministrisë për Punë të Brendshme dhe policisë sekrete (Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim). Me këto veprime të operatorëve MPB-ja ka qasje të pakufizuar deri te përmbajtja e komunikimeve tona. Kjo mënyrë e mbledhjes së të dhënave nuk është në përputhje me praktikat e Bashkimi Evropian, dhe ne si shoqatë rekomandojnë, gjegjësisht kërkojmë që në Ligjin për komunikime elektronike të shfuqizohen dispozitat që lejojnë qasje direkt të MPB-së deri te të dhënat tona”, tha eksperti Nikollov, gjatë prezantimit të hulumtimit të përgatitur me temë “Mbrojtja e privatësisë nga përgjimet masive të komunikimeve”.

Ndryshe, ai shtoi se si sektor civil nuk kanë asgjë kundër faktit që policia të ketë qasje në komunikimet që zhvillohen mes qytetarëve, nëse një i tillë paraprakisht bëhet përmes sigurimit të urdhëresës gjyqësore, e cila do t’i obligon operatorët bisedat e personave të caktuar t’ju jepen edhe policisë. Sipas eksperti për mbrojtjen e të dhënave persona, Aleksandar Nikollov, për momentin kjo praktikë nuk zbatohet dhe për këto arsye ai nënvizojnë se erdhi deri te përgjimi i jashtë ligjshëm masiv i qytetarëve.

Problem tjetër të cilën ky hulumtim e ka detektuar, e që lidhet me LKE-në, ka të bëjë me aktivitet e operatorëve telefonik që veprojnë dhe funksionojnë në Maqedoni. Dispozitat momentale të LKE-së, i japin të drejtë operatorëve telefonik mbajtjen e të dhënave, nga kontaktet që i kanë zhvilluar qytetarët, duke filluar nga përmbajtja e bisedave, vendi dhe koha kur janë zhvilluar, adresa e internetit prej ku është realizuar kontakti e kështu me radhë. Sipas normave aktuale, eksperti Nikollov, thekson se operatorët telefonik kanë të drejtë që këta material në ‘databasat’ e tyre t’i rruajnë për kohë zgjatje prej një viti, respektivisht edhe këto norma ligjore nuk janë të harmonizuara me legjislacion e BE-së. Në kuadër situatës e cila për momentin mbizotëron, nga kjo shoqata kanë apeluar deri te Ministria e administratës dhe shoqërisë informatike, që gjatë ndryshimeve të LKE-së, të shfuqizohen edhe këto dispozita, për shkak se këto të dhëna jo se keqpërdoren vetëm policia dhe shërbimet e sigurisë, por një keqpërdorim i tillë bëhet edhe nga të punësuarit në operatorët e telefonisë në vendin tonë.

Ndërsa, Mirjana Apostollova, asistente në hulumtimin e këtij projekti tha se Maqedonia nuk ka arritiur që të përcjellë ligjilascionin e vendeve të BE-së. “Në disa raste ajo vetëm i pranon vendimet nga jashtë, megjithatë jo rrallë herë i përcjellin ndryshimet që ju bëhen atyre. Ky rast më mirë mund të sqarohet me Ligjin për komunikime elektronike, të cilin e miratuam në vitin 2014-të, i cili një vit më herët ishte i shfuqizuar nga Komisioni Evropian, ndërsa dispozitat në vendin tonë vazhduan të mbesin në fuqi. Të gjitha komunikimet tona në bazë të këtij ligjit sistemohen në një folder dhe rruhen. Kështu këto informacione janë në dispozicion të organeve kompetente.

Sidoqoftë, me këto dispozita krijohet mundësia e keqpërdorimit, për shkak se nuk kemi instrumente solide për kontroll, me qëllim vërtetim se kush ka qasje në këto të dhëna dhe si ato plasohen”, tha Apostollova. Ky projekt ka zgjatur dy vite dhe është mbështetur edhe nga Komiteti i Helsinkut, për ndryshimin e dispozitave problematike të Ligji për komunikime elektronike.
D.K
Almakos.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme