A ju kujtohet, z. Taravari flamuri turk në fushatën e Aleancës për Shqiptarët?

Qëndrimet e portalit Sakte.net kanë qenë publike dhe të njohura për një numër të madh lexuesish që me shpejtësi e kanë ndërtuar besimin në informacionet tona. Mirëpo, gjatë fushatës e pranojmë se ndonjëherë me qëllim që mos të dëmtojmë forcat e reja opozitare, i kemi kursyer ato nga skandale që do të mund t’ju kushtonin shtrenjtë. Kjo për faktin se nuk kemi qenë të prirë që t’i dëmtojmë partitë që donin ta dëshmonin vetën në këtë garë të pabarabartë kundruall Bashkimit Demokratik për Integrim.

Aleanca për Shqiptarët ishte më e zëshmja në mbrojtjen e shqiptarisë në Maqedoni. Kjo na gëzonte të gjithëve si shqiptarë. Mirëpo, nuk ishin të rralla tendencat e saj për të eliminuar kundërshtarët politikë duke krijuar insinuata dhe lidhje të paqena me shtete të caktuara. Si medium profesionistë u angazhuam që të gjurmojmë pretendimet e tyre, konkretisht të liderit Ziadin Sela që e ndërlidhte Lëvizjen BESA me shtetin e Turqisë. Dhe erdhëm deri tek faktet e dhimbshme, se në fakt në shtabet zgjedhore të Aleancës për Shqiptarët mbaheshin tubime ku nuk mungonte flamuri i Turqisë.

Kërkojmë ndjesë nga lexuesit që këto fakte nuk i publikuam me kohë, mirëpo qëllimi i portalit Sakte.net nuk ishte dëmtimi i partive të reja opozitare. Përndryshe, portali Sakte.net nuk është aspak paragjykues me lidhjet që mund të kenë partitë me shtete të caktuara derisa ato janë në vijë konstruktive dhe përkrahëse të kombit shqiptar. Por, ne nuk heshtim ndaj shpifësve që sulmojnë dhe akuzojnë të tjerët për lidhje që në fakt vetë i mbajnë të fshehura.

Gjykoni vet se kush shpif e kush argumenton me fakte./Sakte.net

Displaying image-0-02-05-0f1c840926f9dffbd0150328f66b6a115a33346a4649b3db2b48c6d2bd66006c-V.jpg

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme