Taravari paralajmëron dorëheqjen e Ziadin Seles dhe të tij. A është për t’ju besuar apo viktimizohen?

Pas raportimit të portalit Sakte.net se brenda në LrPDSH vlon nga zërat e pakënaqur me rezultatin zgjedhor të Aleancës për Shqiptarët, debati është shpërfaqur edhe në publik. Arben Taravari me qëllim që të paraqes portalin Sakte.net si shpifës, ka publikuar në rrjetin e tij social lajme që është munduar t’i paraqesë si shpifje. Mirëpo, jo gjithçka ka kaluar siç ka planifikuar Taravari.

Në komentet e shfaqura në murin e rrjetit të tij social kanë qenë të shumtë zërat që edhe publikisht kanë kërkuar që kryesia në krye me Ziadin Selen ta bart përgjegjësinë për rezultatin zgjedhor, si dhe të përmbushë parimet për të cilat dikur e akuzonte ish liderin e tyre, Menduh Thaçin. Për të gjitha këto kishte raportuar edhe portali Sakte.net i bazuar në burime të afërta me LrPDSH dhe të besueshme. Por, mesa duket vetëm sekretari i përgjithsëm i kësaj partie nuk ka qenë në dijeni!

Megjithatë, në fund ai është dorëzuar karshi presioneve të atyre që kanë kërkuar t’i respektojnë parimet.

“ I nderuari D., na jepni pak kohe, do te dorhiqemi para Kuvendit Qendror, ne e mbajme fjalen”, ka shkruar si përgjigje në komentin e një komentuesi, Arben Taravari. Por, gjykuar nga deklarimet e deritanishme publike, mbetet të shihet nëse kësaj radhe më të vërtetë do ta mbajnë fjalën apo do ta luajnë rolin e viktimizimit që në fund vet Këshilli Qendror mos ta pranojë dorëheqjen e tyre, skenar ky i njohur dhe i praktikuar disa herë nga Menduh Thaçi, gjë që çoi edhe në ndarjen e PDSH – së./Sakte.net

Fotografia e Xhevdet Pozhari

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme