A ka qenë Putin agjent i STASI-t, shërbimit sekret të Gjermanisë Lindore?

Zbulimi i një mjeti identifikimi të policisë sekrete të Gjermanisë Lindore normalisht nuk do të tërhiqte shumë vëmendje, por gjërat ndryshojnë kur ajo i përket Vladimir Putinit.

I lëshuar në vitin 1985, dokumenti i përkiste personit që asokohe ishte një oficer sovjetik me gradë jo shumë të lartë, por që sot është president i Federatës Ruse. 

Në atë kohë Putin punonte si spiun i KGB-së (shërbimit sekret të ish-Bashkimit Sovjetik) dhe ishte i vendosur pranë zyrave të shërbimit sekret të ish-Gjermanisë Lindore, i quajtur STASI.

Prej vitit 1985 deri në vitin 1990, Putin qëndroi në Dresden. Por edhe pse e përditshmja gjermane “Bild” shkruan se Putin ka qenë pjesë e Stasit, në arkivin e organizatës thuhet se mjeti i identifikimit i ishte dhënë vetëm që të kishte liri lëvizje në vend.

Një zëdhënës i arkivit, Dagmar Hovestädt, i tha CNN-it përmes telefonit se Putin duhet ta ketë përdorur atë për të lëvizur lirshëm edhe brenda godinave të ndryshme të Stasit.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, tha se zbulimi nuk është i papritur. “Dihet që në atë kohë KGB dhe Stasi ishin shërbime partnere, kështu që shkëmbimi i mjeteve identifikuese është normal”, tha ai. /A2CNN/.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/a-ka-qene-putin-agjent-i-stasit-sherbimit-sekret-te-gjermanise-lindore-605138/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme