Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa, i njohur si Remi, ka folur për burgosjen e Enver Sekiraçës gjatë luftës nga UÇK’ja, nën dyshimin se ishte bashkëpunëtor i regjimit të Sllobodan Millosheviqit.
Remi ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se s’ka qenë në dijeni që Sekiraça ka qenë i burgosur në Llap, derisa ai është liruar.
Ai ka treguar se ka marrë vesh për Sekiraçën “krejt në fund”, dhe se nuk e ka njohur atë më parë.
I pyetur se a ka ekzistuar një plan për ekzekutimin e Sekiraçës, Remi ka mohuar një gjë të tillë. /Express/
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/a-kishte-plan-uck-ja-ta-ekzekutonte-enver-sekiracen-618333/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright