Çiftet që përqafohen rregullisht mund të bëhen të varur nga njëri-tjetri! Ja çfarë zbuluan shkencëtarët.
Përqafimi nuk tregon vetëm se ju e pëlqeni dikë, por gjithashtu ul nivelin e hormoneve të stresit, thonë disa studiues . Përveç kësaj, nëse kolesteroli është i lartë, përqafimi ndihmon në balancimin e tij. Por nga ana tjetër ju mund të krijoni varësi nga njëri-tjetri, shruan lajmi.net.
Ekspertët arritën në përfundimin se përqafimi mund të jetë ajo që ju afron me shpirtin tuaj binjak, kështu mund te keni një arsye për t’u përqafuar edhe më shumë.
Përqafimi mund t’ju ndihmojë të ndërtoni një marrëdhënie afatgjatë dhe më të fortë. Puthja mund t’i shtojë 5 vite jetë një burri, ndërsa përqafimi shumë më shumë vite marrëdhënies suaj , besojnë shkencëtarët . Çiftet besojnë që përqafimi ndërton intimitetin në një marrëdhënie, por ata mund të dyshojnë se kjo i bën të varur nga njëri-tjetri. Një hormon i thjeshtë është arsyeja e kësaj varësie romantike e cila quhet “Oksitocina”.
Hormoni u analizua fillimisht si substanca që shkakton lindjen tek gratë. Dhe është i njëjti hormone që urdhëron trurin të lëshojë qumësht për të porsalindurin. Ajo është gjithashtu përgjegjëse për lidhjen që krijon nëna me foshnjen . Me kalimin e kohës, shkencëtarët kanë kuptuar se hormoni prodhon ndjenja lumturie, ngrohtësie dhe dashurie. Në thelb kjo na bën të ndihemi mirë.
Si bëhet i varur trupi juaj nga shpirti binjak?
Shkencëtarët kanë zbuluar gjithashtu se substanca lirohet në sasi të mëdha nga truri ynë kur kemi kontakt fizik me dikë që është shumë i rëndësishëm për ne. E thënë thjesht, kjo na bën të varur dhe trupi ynë e dëshiron atë gjithnjë e më shumë, sipas disa hulumtimeve të reja . Pra, nëse partneri juaj është i fiksuar pas përqafimit me ju, kjo mund të ketë një shpjegim shkencor .
Oksitocina mund të zvogëlojë mundësinë e tradhtisë.
Ne priremi që të dashurojmë, të jemi krijesa monogame dhe të krijojmë familje. Sipas teorisë së evolucionit, burrat supozohet se duan të përhapin gjenet e tyre, gjë që mund ta bënin duke pasur marrëdhënie me shumë gra. Por çuditërisht, oksitocina mund të luajë të njëjtin rol nëse ata qëndrojnë besnikë .
Hulumtimi i bërë nga psikiatri Rene Hurlemann ka sugjeruar se shpërthimet e shpeshta të oksitocinës i bëjnë partnerët tanë më tërheqës për ne. Plus, një çlirim i vazhdueshëm i oksitocinës shkakton shkarkimin e dopaminës , një tjetër hormon që të bën të ndihesh mirë. Nuk është çudi që mund të bëhemi të varur nga ai me të cilin përqafojmë. Arsyet e kësaj janë substancat.