E enjte, 20 Tetor 2016 – Sakte.net
Kandidati republikan për president, Donald Trump shprehu dje në mbrëmje dyshimin se zgjedhjet e ardhshme presidenciale mund të manipuloheshin.
Edhe pse vajza e tij, Ivanka dhe kandidati për zëvendëspresident, Mike Pence janë distancuar nga kjo linjë e argumentit, Trump refuzoi të përjashtonte mundësinë e pranimit të rezultatit të zgjedhjeve të ardhshme më 8 nëntor, duke thënë se “dëshiron të mbajë votuesit në suspancë”.
Pyetje: Pra, a mund të manipulohen zgjedhjet amerikane?
Përgjigje: Është shumë e vështirë të ndodhë një gjë e tillë.
Ka pasur shpesh akuza në SHBA për manipulimin e një numri të vogël të votave, por akuzat kanë qenë më shumë në zgjedhjet lokale se sa në ato kombëtare.
Pyetjet në lidhje me aftësinë për të manipuluar sistemin u shfaqën gjatë rinumërimit të votave të shtetit të Floridës në vitin 2000, kur presidenca u rrëzua për shkak të një numri të vogël të votave në shtetin ku gara ishte më e nxehtë.
Autoritetet vendosën se dhjetëra mijëra vota në Florida ishin të pavlefshme për shkak të problemeve në votimin e ndërlikuar të shtetit.
George W Bush fitoi garën në Florida, duke mposhtur Al Gore, dhe Gjykata e Lartë e SHBA-së bllokoi një pjesë të rinumërimit të votave të kërkuar nga Gore.
Media kreu një numërim jozyrtar, ku rezultoi se Gore mund të kishte fituar nëse një rinumërim mund të ishte kryer në të gjithë vendin.
Në vitin 2004 dhe 2008, shteti përjetoi gjithashtu probleme teknike me makinat e numërimit të votave.
Gjithashtu ka kritika për regjistrimin e komplikuar të votuesve, një parakusht para se votuesit të mund të votojnë.
Presidenti amerikan, Barack Obama deklaroi se “ një mashtrim i madh i zgjedhjeve është shumë i vështirë të ndodhë për shkak se sistemi është tepër i decentralizuar”.
Megjithatë, këtë vit, Trump ka pak arsye për t’u ankuar duke qenë se shtetet më të rëndësishme, Florida, Ohio dhe Karolina e Veriut, janë të gjitha të kontrolluara nga republikanët dhe kjo do të thotë se partia e Trump do të jetë përgjegjëse për monitorimin dhe drejtimin e procesit zgjedhor në këto shtete.