A po thyhet LDK’ja? Askush s’ka përgjigje si bëri Gazmend Muhaxheri koalicion me PDK’në

Koalicioni i arritur, gjatë ditës së djeshme, në Komunën e Pejës, ndërmjet LDK-së e PDK-së, po del të jetë vendim vetëm i Kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.Kështu, të paktën, la të kuptohet deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri.

Ajo, në një deklaratë për “Gazeta Blic”, u shpreh e habitur se si ka mundur të ndodhë një koalicion i tillë.“Unë prej mediave e kam kuptuar se ka ndodhur një koalicion i tillë. Ne, të shtunën e kaluar, jemi mbledhur Kryesia e degës në Pejë dhe kemi mbajtur takim, ku kemi diskutuar pikërisht për koalicionin dhe nga këto diskutime kemi dalë se nuk kemi nevojë të bëjmë koalicion me asnjë subjekt tjetër politik”, thotë Gaxherri.

Gaxherri shtoi se Kryesia e degës së LDK’së do të mblidhet për ta diskutuar lidhjen e këtij koalicioni me PDK’në në Pejë.

“Ne do të mblidhemi si Kryesi dhe, Gazmend Muhaxheri do të na shpjegojë se si ka ndodhë një koalicion i tillë. Përveç asaj, Kryesia e degës në Pejë, të shtunën ka marrë qëndrim që të mos ketë koalicione, sepse, kemi qenë stabil dhe kanë munguar vetëm 3 vota për Asamble, ndërsa kryetari ka fituar zgjedhjet pa balotazh”.

Sipas kësaj marrëveshje, PDK, do t’i udhëheq katër drejtori në Pejë.Ato janë: Drejtoria për Urbanizim, Drejtoria për Inspekcion, Drejtoria për Punë Komunale/Shërbime Publike dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.Marrëveshja e arritur, është nënshkruar nga Gazmend Muhaxheri (LDK), dhe Xhavit Haliti (PDK).

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme