AAK akuzon LDK-në për blerje të votës në Pejë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë, përmes një komunikate për media, ka shprehur shqetësimin serioz të, siç thotë, “blerjes së votës tek komuniteti egjiptian dhe ashkali, nga ana e shoferit personal të kryetarit të komunës Gazmend Muhaxheri, Besim Berisha”.

“Ngasësi personal i Gazmend Muhaxherit, Besim Berisha, duke përdorur një automjet civil VW me targa (03-797-BF) përpos presionit që bënë tek votuesit në Qendrën e votimit në Shkollën ‘Ramiz Sadiku’, ai bën blerje të votës”, thuhet në reagimin e AAK-së.

AAK në Pejë rastin e ka paraqitur edhe në PZAP dhe tek prokurori i shtetit.

“AAK në Pejë fton publikisht akterët e rendit dhe ligjit të marrin masa të menjëhershme në ruajtje të procesit të drejt zgjedhor dhe mbrojtje të demokracisë”, ka thënë AAK, duke i bashkëngjitur edhe disa fotografi, të cilat kjo parti i quan dëshmi.
[{ loading … }]

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme