AAK i thotë jo VV-së, Nisma me dilema

Ndonëse Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar një protestë me 1 shtator, NISMA për Kosovën nuk e ka vendosur ende nëse do të jetë pjesë e kësaj proteste, por AAK, tashmë është e sigurt që nuk do t`ju bashkohet, transmeton Gazeta Blic.

Sekretari i Nismës, Bilall Sherifi ka thënë për Gazetën Blic se kryesia e kësaj partie nuk e ka biseduar ende këtë çështje.

“Për këtë çështje vendos se pari kryesia e Nismës, pastaj do te bisedojmë edhe me partnerin e koalicionit AAK-ne. Dhe, pastaj do ta informojmë publikun për vendimin qe do ta marrim” tha ai.

Ndërsa, Muharrem Nitaj, zëdhënës i AKK-së, në një deklaratë të dhënë për Gazetën Blic ka thënë se nuk do t`ju bashkohen këtyre protestave, mirëpo as nuk do t`i pengojnë ato.

“Ne nuk kemi qenë pjesë e konsullatave dhe nuk jemi po ashtu as pjesë e organizimit. VV është organizate autonome politike dhe është krejt normale të thërrasë protesta, kur ajo i vlerëson. Ajo që mund të them unë është se ne nuk do të jemi pjesë e kundërshtimit të protestave qytetare politike edhe kur organizohen nga të tjerët dhe nuk do të pengojmë njeri që t`i bashkohen asaj nëse ata e vlerësojnë. Por siç thash që ne nuk jemi pjesë e organizimi të kësaj proteste dhe as e logjistikës së saj,” tha Nitaj, transmeton Gazeta Blic.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme