AAK publikon ofertën ku Vetëvendosjes i ishte ofruar posti i kryeministrit (Dokument)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka publikuar ofertën të cilën ia ka bërë Lëvizjes Vetëvendosje, ku edhe i ka ofruar postin e kryeministrit.

Në faqen e AAK-së dega në Prishtinë thuhet se VV dëshironte shkrirjen e AAK-së në partinë e Visar Ymerit.

“Kjo është oferta e AAK për VV e të cilën VV e refuzoi. Ne kurrë nuk insistuam për Kryeministër por as kjo atyre nuk ju mjaftoj. Ata donin FER të ri!!! Është në kundërshtim me të gjitha ligjet e natyrës që AAK të shkrihet në VV”, thuhet në publikimin e AAK-së, shkruan lajmi.net.

Për një ofertë të tillë ka folur edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili ka thënë se ajo ishte refuzuar nga VV.

“Është mirë me u vërtetua edhe kjo që unë ja kam ofrua Vetëvendosjes kryeministrin para zgjedhjeve, por nuk kanë deshtë me marr. E kemi marrëveshje me shkrim…gjashtë muaj para zgjedhjeve Vetëvendosja e ka pas në tavolinë marrëveshjen për koalicion parazgjedhor”, ka deklaruar  Haradinaj,

Ai thotë se VV nuk ka qenë e gatshme për ndryshim, duke shtuar se nuk mbanë shpresë që t’i bashkohen në formimin e qeverisë./Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme