Rritet numri i të vdekurve në Pakistan

Zyrtarët pakistanezë kanë thënë se është rritur në 45 numri i të vdekurve nga dy shpërthime në pjesën veriperëndimore në qytetin Parachinar duke ngritur në 61, numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga sulmet e 23 qershorit.

Numri i të vdekurve pritet të rritet, pasi zyrtarët e qeverisë lokale dhe spitalore në këtë qytet kanë njoftuar se shumë nga viktimat e sulmeve janë në gjendje kritike.

Doktori i spitalit, Sabir Hussain, ka thënë se kanë pranuar 261 persona nga këto sulme, 62 prej tyre në gjendje kritike.

Grupi ekstremist sunit, Lashkar-e-Jhangvi mori përgjegjësinë për shpërthimet në një treg të mbushur me njerëz në Parachinar, qytet kryesisht me popullësi shiite.

Policia ka njoftuar se dy shpërthimet kanë ndodhur pothuajse në të njëjtën kohë.

Vala e sulmeve ka goditur Pakistanin në kohën e përgatitjeve për festën e Bajramit, që shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme