Shefi i sapo zgjedhur i Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi deklaroi sot se nuk ka lidhje me asnjë subjekt politik dhe deklaroi i prerë se asnjëherë nuk ka qenë anëtarë i ndonjë partie politike.
“Funksioni i prokurorit publik nuk korrespondon me kryerjen e ndonjë funksioni tjetër publik ose anëtarësi në parti politike, sipas kësaj, asnjëherë nuk kam qenë as nuk jam anëtar i ndonjë partie politike, as në punën time të deritanishme nuk kam lënë përshtypje se unë kam…të themi relacione ose pozicione me parti konkrete politike”, deklaroi Islam Abazi, prokuror.