Abazi – Vetëvendosjes: Mendoni edhe një herë para se ta përkrahni Thaçin për formimin e ushtrisë!

“Qendrimi VV per projekt ligjin e Thacit per ushtrine eshte i demshem, eshte perkrahje pa intence per tender prokurimi dhe jo per shtetformim siq mund te paramendohet”, ka shkruar në rrjetin e tij social analisti Haki Abazi.

Sipas tij, perkrahja e projektligjit mund te duket vetem siperfaqesisht si permbyllje e infrastruktures se sigurise por ne fakt eshte sektori i vetem qe ka pase seriozitetin e duhur nga ekspertet dhe tani degradimi tij eshte i pashmangshem, si ne cdo fushe tjeter.

“Ashtu si edhe ne rastin e policise qe po politizohet per cdo dite, njejte edhe ceshtja e ushtrise eshte instrument i politikes ditore-. FSK qe nuk do te behet ushtri me asnje ligj perveq se me kushtetute, por keshtu siq po tentohet eshte forma e radhes per te bere tendera te shtrenjet dhe perfitim financiar te klanit PRONTO. Ne vend se pajisjet te vijne ne kuader te partneritetit dhe kapaciteteve qe ofron NATO, vendi me i varfer ne Evrope po do me tregu force ushtarake pa mbrojtjen e NATOs. Ne qofte se vazhdohet keshtu, askush nuk ka me i shpalle lufte Kosoves por do ta lene ate zvarre ashtu siq e lane Sqhiperine pas luftes se dyte boterore, zorre qorre te balkanit derisa te largohen diktatura kapilare prej pushtetit.
Ideja per ushtrine eshte konsequence e faktit se ka elemente progresi ne kontrollin e doganave dhe ekonomise jolegale dhe patjeter duhen tender prokurimi te shumave te medha per te vazhduar mirembajtjne e njesiteve dhe gupeve te SHIK-ut per te siguruar blerejen votave dhe mbajtjne ne pushtet.

Askush nuk e ve ne pikepytje permbylljen e procesit te shtetformimit por perkrahja e VV per projektligjin kryeneq e perftues eshte deshtim ne analize dhe projeksione zhvillimore afatgjate”, ka shkruar Abazi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme